Bie nga kati i tretë, vdes punëtori në Prizren

Një person ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 17:25 në rrugën “Besim Shala” në Prizren. “Viktima është dërguar në emergjencën…

Lajme

13/09/2024 22:34

Një person ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë.

Zëdhënësi i policisë rajonale për Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë për lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 17:25 në rrugën “Besim Shala” në Prizren.

“Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull 48-vjeç nga Prizreni”, ka thënë ai.

Për rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitë përgjegjëse, të cilat kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.