Bie dukshëm vlera e Bitcoin, ja sa kushton sot

Kriptomonedhat janë bërë pjesë e rëndësishme të jetës sonë.

Auto & Tek

07/01/2022 09:52

Njëra ndër kriptovalutat më të përdorura është ajo e Bitcoinit e që vlera e tij vazhdon të përditësohet çdo ditë, transmeton lajmi.net.

Vlera e Bitcoinit ka rënë dukshëm ditët e fundit, sot vlera e një kriptomonedhe të tillë është rreth 41 mijë e 750 dollarë.

Është kjo një rënie e dukshme e vlerës së Bitcoit, pasi vetëm disa ditë më parë më 1 janar 2022 vlera e tij ishte afro 48 mijë dollarë.

Bitcoin shifrën më të lartë e kishte prekur në nëntor të vitit të kaluar, kur një Bitcoin pati vlerë deri në 68 mijë dollarë. /Lajmi.net/