Bie çmimi i naftës- Venezuela ka rezervat më të mëdha të dëshmuara të naftës në botë
Pavarësisht se ka rezervat më të mëdha të dëshmuara të naftës bruto në botë, Venezuela prodhoi më pak se një milion fuçi naftë në ditë në vitin 2024 — shumë më pak se Shtetet e Bashkuara, me rreth 13 milionë fuçi, ose Rusia, me 9 milionë fuçi në ditë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës së…
Bota
Pavarësisht se ka rezervat më të mëdha të dëshmuara të naftës bruto në botë, Venezuela prodhoi më pak se një milion fuçi naftë në ditë në vitin 2024 — shumë më pak se Shtetet e Bashkuara, me rreth 13 milionë fuçi, ose Rusia, me 9 milionë fuçi në ditë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës së fundi sulmuan Venezuelën, duke arritur të kapin presidentin e vendit, Nicolas Maduro, bashkë me gruan e tij. Por kjo nuk është hera e parë që Amerika sulmon një shtet latin dhe largon nga froni udhëheqësin e atij shteti.
E pas arrestimit të tij, sot u bë e ditur se ka rënë çmimi i naftës.
Nafta e papërpunuar Brent, referenca ndërkombëtare, ka rënë me 0.67% në 60.34 dollarë për fuçi.
Reagimi fillestar ndaj veprimit ushtarak amerikan në Venezuelë në tregjet e aksioneve, të ardhurave fikse dhe mallrave ka të ngjarë të jetë i vogël, parashikon Stephen Dover, drejtor i Institutit Franklin Templeton.
Kujtojmë se, Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës bruto në botë (mbi 300 miliardë fuçi), por gjendja e dobët e infrastrukturës së saj të vjetruar të nxjerrjes dhe transportit të naftës, së bashku me cilësinë e ulët të naftës së saj të papërpunuar “të rëndë”, sugjerojnë se edhe ardhja e stabilitetit politik nuk do ta rrisë shpejt prodhimin ose eksportet e naftës së saj të papërpunuar (aktualisht rreth 1 milion fuçi në ditë ose afërsisht 1% e prodhimit botëror)./Lajmi.net/
