Biden: SHBA dhe Turqia po përgaditen të gjejnë zgjidhje për Sirinë.

Nënpresidenti i SHBA-ve Joe Biden ka thënë se SHBA-të dhe Turqia janë duke konsideruar për ta dërguar një zgjidhje ushtarake në Siri nëse një marrëveshje politike është e pamundur,

Lajme

24/01/2016 05:34

“Një zgjidhje politike do të ishte zgjidhja më e mire, por nëse kjo nuk funksionon atëherë SHBA-të do mendojnë zgjidhjet alternative” tha Biden gjatë një takimi me kryeministrin turk Ahmet Davutoglu, raporton lajmi.net

Sa i përket zgjidhjes së qështjes në instanca politike Biden tha që nuk ndihen as optimist e as pesimist, por gjithësesi të vendosur.

Biden gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka pasur takim edhe me presidentin e shtetit Rexhep Taip Erdogan, të cilit i dha kritika të rrepta për lirinë e shprehjës në Turqi./lajmi.net