Beyonce performon gjithë albumin e ri në MTV VMA

Pika kulmore e mbrëmjes ka qenë familja Carter, ku derisa mbretëresha e tyre ka bërë një performancë fantastike, Blue Ivy dhe Jay Z kanë vallëzar shumë të kënaqur në publik, e madje edhe i kanë ndarë çmim.

ShowBiz

25/08/2014 11:23

Beyonce, mes 2 çmimeve tjera, ka fituar çmimin ‘Michael Jackson Video Vanguard’, që i ipet performuesve më të mirë e më të fuqishëm.

Diva sigurisht që i ka treguar të gjithëve se pse e meriton këtë çmim, duke bërë një performacë të mrekullueshme 16 minutëshe, ku ka përfshirë gati të gjitha këngët e albumit të saj të fundit, koreografi e ndryshime të kostumeve, e të gjitha këto live, pa iu dridhur asnjëherë zëri.

I gjithë publiku ishte në këmbë, të gjithë të famshi i dinin tekstet e të gjitha këngëve e këndonin e vallëzonin bashkë me të.

Edhe fansja më e madhe ishte e pranishme, vajza Blue Ivy e cila ka çuditur edhe babain e saj kur ka vallëzuar koreografinë e njëjtë si nëna e saj për këngën ‘Flawless’. Blue disi ishte edhe epiqendra e kësaj performacne, sidomos kur ka dalur në skenë bashkë më Jay Z për t’i dhënë çmimin mamit.

Beyonce është emocionuar vërtetë shumë kur Blue ka bërtitur para të gjithëve ‘Bravo Mami’, ndërsa Jay Z e ka quajtur ‘performuesja më e mirë e kohës’.

MOMENTI I NDARJES SË ÇMIMIT