Beyonce, Ed Sheeran, Coldplay dhe Pearl Jam në të njëjtën skenë

Artistët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Global Citizen Festival, që mbahen këtë vit në New York.

ShowBiz

09/07/2015 17:25

Ky festival ka për qëllim ndërgjegjësimin dhe dhënien fund të varfërisë, mbrojtjen e tokës dhe luftimin e pabarazisë deri në vitin 2030.

“Jam shumë e lumtur që do të jem pjesë e Global Citizen Festival”.

“Ky festival gjithmonë ka pasur qëllim përmirësimin e jetës së njerëzve në botë, por ky vit është shumë më i veçantë, sepse jemi të bashkuar për një qëllim: për ti dhënë fund varfërisë ekstreme në botë”, është shprehur Beyonce.

“Unë do e ndajë skenën me disa artistë të shkëlqyeshëm në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin, edukimin dhe për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme deri në vitin 2030”, tha Sheeran.

“Jemi shumë krenar që do të këndojmë në këtë festival”, është shprehur vokalisti i Coldplay.

I gëzuar është shprehur edhe kitaristi i Pearl Jam, Stone Gossard, i cili i inkurajuar të gjithë fansat e këtij rok grupi që të jënë pjesë e këtij festivali./KlanKosova