Beyonce befason fanset në karaoke

Beyoncé e Jay Z janë njerëz të befasive. Çifti i njohur amerikan i ka lënë gojëhapur dy fanse të tyre, gjatë një karioke private, të organizuar në Miami. Në fakt, Beyonce, së bashku me shoqen e saj nga grupi Destiny’s Child, Kelly Roëland, janë futur në një studio të karaokes, Sing Song, ku ishin duke…

ShowBiz

09/01/2014 16:00

Beyoncé e Jay Z janë njerëz të befasive. Çifti i njohur amerikan i ka lënë gojëhapur dy fanse të tyre, gjatë një karioke private, të organizuar në Miami.

Në fakt, Beyonce, së bashku me shoqen e saj nga grupi Destiny’s Child, Kelly Roëland, janë futur në një studio të karaokes, Sing Song, ku ishin duke vallëzuar dhe kënduar dy goca, ndërsa një tjetër ishte duke fjetur.

Ato kishin kënduar dhe kërcyer për pesë orë, ndërsa grupit iu bashkuan edhe dy këngëtaret. Fillimisht, vajzat nuk i njohën Beyoncen dhe Kellyn, duke kënduar së bashku me to, por më pas u këndellën paksa dhe u shokuan kur e kuptuan se kë e kishin pranë.

Fatkeqësisht, njëra prej vajzave e vazhdoi gjumin dhe e lëshoi mundësinë jetësore, për ta parë nga afër divën e muzikës, Beyonce.