Egla dhe Heidi eskalojnë në debat: Mos mu afro as në mendim

Teksa dita e djeshme ishte e mbushur plot tension dhe debate për Eglën dhe Heidin dhe pasditen e sotme dyshja është ‘përballur’ përsëri me njëra-tjetrën. E ndërsa qëndronin në living, Egla ka reaguar ‘ashpër’ ndaj Heidit teksa i ka thënë kësaj të fundit të mos i afrohet më as me mendim dhe as me fjalë…

ShowBiz

29/04/2024 21:14

Teksa dita e djeshme ishte e mbushur plot tension dhe debate për Eglën dhe Heidin dhe pasditen e sotme dyshja është ‘përballur’ përsëri me njëra-tjetrën.

E ndërsa qëndronin në living, Egla ka reaguar ‘ashpër’ ndaj Heidit teksa i ka thënë kësaj të fundit të mos i afrohet më as me mendim dhe as me fjalë deri në momentin që do të dojë të flasi me aktoren duke shtuar gjithashtu se është larguar shumë prej saj.

Pjesë nga biseda:

Egla: Edhe gënjeshtare do bëhesh ti mi zemra?

Heidi: Gënjeshtare jo, ti je gënjeshtare

Egla: Kur të kesh këllqe me fol me mu hec. Këto mbaj për vete dhe mos mu afro as me fjalë, as me mendim, deri në momentin që do të duash të flasësh me mua.