“Besoni viktimën, jo abuzuesin”, Tuna me mesazh të fuqishëm pas protestës në Tiranë

Tuna ka një mesazh lidhur me dukurinë e abuzimeve seksuale në trojet shqiptare.

ShowBiz

05/06/2020 19:18

Përdhunimi i të miturës 15-vjeçare nga roja i shkollës 65-vjeç ka shkaktuar debat publik, shkruan lajmi.net.

Dje (e enjte) u marshua me moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, ku disa prej fytyrave publike iu bashkuan protestuesve.

Edhe pse disa prej tyre nuk kishin mundësi që të ishin pjesë e protestës, përmes rrjeteve sociale përquan mesazhe të fuqishme.

Mes tyre është edhe këngëtarja Tuna Sejdiu, e cila thotë se abuzimi i femrave në Shqipëri nuk është lajm i ir, andaj frikë e turp duhet të ndjejnë abuzuesit e jo viktimat.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I TUNËS, PA NDËRHYRJE:

“Besoni Viktimën jo Abuzuesin❗️ Abuzimi i femrave ne Shqipëri nuk është lajm i ri. Femrat abuzohen çdo ditë. Në familje, shoqëri, punë e shkollë. Femrat abuzohen që kur lindin, që kur u thuhet “të ka baba çun” se ky është kompliment!
Femrat abuzohen sa herë që ju thuhet “Ai nuk ka faj, ai është mashkull, ai atë natyrë ka! Por ti ki kujdes! Ti mos…” Femrave ju thuhet vetëm “Mos”! Mos kthe fjalë se je femër! Mos shaj! Mos u vish kështu, mos u ashtu! Se po i bere këto e të përdhunuan fajin e ke ti!
Femrat ne i abuzojmë sa herë që kriminelë që i përdhunojnë, rrahin, shantazhojnë i nxjerrim të lirë rrugëve. U japim një mundësi të dytë, të tretë, të katërt, për të krijuar më shumë viktima! Kurse femrat që u abuzuan i damkosim si “kurva”. Kjo duhet të marrë fund! Turp nuk duhet të ketë viktima, duhet të ketë abuzuesi! Frikë nuk duhet të ketë viktima duhet të ketë abuzuesi! Nuk duhet të mësohet femra të ketë kujdes, duhet të mësohen meshkujt që trupat e femrave nuk janë pronat e tyre private.
Boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese! Janë krime e si të tilla duhen dënuar e gjykuar, moralisht e ligjërisht!?”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CBD56rBlvXL/