Besojeni ose jo, Kejsi Tola i jep zero pikë këtij këngëtari
"Më ke mua", është kënga me të cilën Kejsi Tola u prezantua në "Kënga Magjike 2018".
ShowBiz
Ky projekt i Kejsit ishte tejet i pëlqyer nga publiku ku deri më tani ka mbledhur mbi një milion klikime, shkruan lajmi.net.
Pasi të shtunën ishte finalja e ‘Kënga Magjike’, këngëtarët ishin të lirë të votonin për të preferuarin e tyre.
Mirëpo, ka prej tyre që i vlerësuan me zero pikë artistët.
Artistja Tola i ka dhënë zero pikë Kastro Zizos me këngën e tij “Sonata e Gjumit”, por që duket se këngëtari nuk ka reaguar në lidhje me këtë. /Lajmi.net/