Bernardo Silva top objektiv i Milanit

Skuadra italiane AC Milan dëshiron Bernardo Silvan në një marrëveshje prej 45 milionë funtash që mund të rrisë buxhetin e Man Cityt për Harry Kane, shkruan 'Daily Star'.

Sport

22/08/2021 12:56

Bernardo Silva është një objektiv për AC Milan ,me italianët që po kërkojnë të nënshkruajnë me lojtarin e Manchester City në një marrëveshje prej 45 milionë funteve.

Klubi nga Serie A dëshiron ta marrë yllin portugez në huazim për dy vite me një kosto prej 15 milion funteve, para se të paguante një tarifë prej 30 milion funteve për ta bërë lëvizjen të përhershme.

Kjo marrëveshje mund të jetë tërheqëse për Cityn, të cilët të paktën do të ishin të sigurtë se do të siguronin rreth 45 milion funte për portugezin dhe me këto para të rrisin fondet për të siguruar shërbimet e Harry Kane.

Bernardo është i pakënaqur në Etihad pas mbërritjes së Jack Grealish nga Aston Villa dhe kësisoj dëshiron me çdo kusht largimin nga skuadra, duke e konfirmuar këtë edhe vet Pep Guardiola.

Mbetet të shihet në vazhdim se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i portugezit. /Lajmi.net