Bernardo Silva ëndërron kalimin te Real Madrid

Mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva ëndërron që një ditë të luajë për Real Madridin.

Sport

21/02/2022 09:48

Portugezi ishte i lidhur me kalimin te Atletico Madrid në verën e kaluar, por në fund qëndroi, derisa ka kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2025, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, “Calciomercato” raporton se “Los Blancos” është destinacioni i preferuar i portugezit.

Real Madrid ndoshta në vitet e ardhshme mund të konsiderojë transferimin e Silvas, falë formës së lartë që është duke kaluar nën urdhrat e Pep Guardiolas, derisa Luka Modric dhe Toni Kroos janë në vitet e fundit të kontratës.

Ndërkohë, Silva këtë edicion në 34 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 10 herë, derisa ka dhuruar tre asistime./Lajmi.net/