Bernardeschi vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Barcelonës

Barcelona është akoma në kërkim të Federico Bernardeschi.

Sport

11/04/2020 19:00

Raportime nga e përditshmja spanjolle ‘Sport’ bëjnë të ditur se Barcelona është përsëri e interesuar për shërbimet e Bernardeschi, transmeton lajmi.net.

Mesfushori italian lidhej me kalimin te Barcelona edhe gjatë janarit, duke u përfshirë në një skenar shkëmbimi me Ivan Rakitic.

Me Bernardeschi po lidhet edhe skuadra e Milan, të cilët janë gati të ofrojnë shëbrimet e Lucas Paqueta.

Bernardeschi mund të përfshihet në disa role, përfshirë atë të mesfushës, trekuartistit, si pjesë e tridentit të sulmit, ose si anësor, por ai ka dështuar të impersionojë trajnerin Maurizio Sarri. /Lajmi.net/