Bernardeschi te Chelsea, Jorginho te Juventus

Juventus mund të përdorë Federico Bernardeschi për të transferuar nga Chelsea mesfushorin Jorginho.

Sport

21/04/2020 19:05

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, po shikon mundësinë për t’u bashkuar me mesfushorin Jorginho, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Italisë për të bindur Chelsean, kanë vendosur të përfshijnë në marrëveshje anësorin Bernardeschi, i cili gjithashtu nuk është pjesë e planeve të tyre.

Lajmi bëhet i ditur nga Sport Italia, me Jorginhon që mund të rikthehet në Serie A, përcjell lajmi.net.

Ishte pikërisht Sarri që transferoi Jorginhon te Chelsea në verën e vitit 2018 për 57 milionë euro./Lajmi.net/