Bernabeu kundër Benzemas
Një futbollist që nuk shënoi gol por ishte në qendër të vëmendjes në duelin e mbrëmshëm mes Real Madridit dhe Getafes (4-1) ishte sulmuesi Karim Benzema. Ylli francez vazhdon të jetë cak i vërshëllimave në Santiago Bernabeu, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS. Reagimi negativ i tifozëve të Realit ndaj Benzemas ishte aq negativ…
Sport
Një futbollist që nuk shënoi gol por ishte në qendër të vëmendjes në duelin e mbrëmshëm mes Real Madridit dhe Getafes (4-1) ishte sulmuesi Karim Benzema.
Ylli francez vazhdon të jetë cak i vërshëllimave në Santiago Bernabeu, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle AS.
Reagimi negativ i tifozëve të Realit ndaj Benzemas ishte aq negativ sa që pati të atillë që u ankuan se ishte i tepërt. Vështirë se mund të dëgjohej ndonjë duartrokitje në dy tentimet e tij me kokë që dështuan të përfundojnë në cak.
Bernabeu refuzon ta tolerojë Benzeman duke e pasur parasysh se sulmuesi nuk është duke kaluar në formën e tij më të mirë dhe mbetet nën hijen e Cristiano Ronaldos dhe përforcime të reja përfshirë mesfushorin Isco që kanë shkëlqyer deri më tani këtë sezon.