Berlusconi dënohet me një vit burgim
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi është dënuar të martën me një vit burgim. Berlusconi, këtë dënim pritet ta shlyejë duke punuar gjatë një viti në shërbim të komunitetit.
Bota
Berlusconi u shpall fajtor për mashtrim me taksat.
Gjykata në Milano e dënoi miliarderin italian për mashtrim me taksat në lidhje me të drejtat televizive të blera nga firma e tij Mediaset, raporton BBC.
Nuk është ende e qartë se në çfarë forme do të kryehet shërbimi i tij në shërbim të komunitet.
Miliarderi ka qenë i përfshirë në një varg të rasteve gjyqësore, por kësaj radhe nuk i shëtoi drejtësisë.