Berisha: Reforma ka dështuar, shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar, tha se Reforma në Drejtësi ka dështuar. “Skapi i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar i historisë së drejtësisë shqiptare. Dosjet në SKAP mbyllen kundrejt rryshfeteve. Dështimin e plotë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, George Soros”, tha Berisha.…

Lajme

29/10/2025 16:44

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar, tha se Reforma në Drejtësi ka dështuar.

“Skapi i partisë aktualisht është institucioni më i korruptuar i historisë së drejtësisë shqiptare. Dosjet në SKAP mbyllen kundrejt rryshfeteve. Dështimin e plotë e bëri Edi Rama me padrinon e tij, George Soros”, tha Berisha.

Berisha foli sot për sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa theksoi se shqiptarët tani presin 16 vite për një proces gjyqësor dhe kjo, sipas tij, u pohua nga krerët e institucioneve të drejtësisë në Kuvend.

“Ata që e mbështetën këtë reformë, përpiqen tani me shpifje, me mashtrime dhe me forma të ndryshme të mbulojnë dështimin e tmerrshëm. Të mbulojnë faktin se ka një vend në planet dhe jo në Mars, në të cilin zbardhja e vendimit të gjykatës kërkon 1200 ditë. Unë i përgëzoj kryetarët e institucioneve të drejtësisë që patën kurajën t’u thonë shqiptarëve të vërtetën. Patën kurajën në parlament të pohojnë se shqiptarët tani presin 16 vite për një proces dhe se, nga një vit në vitin tjetër, ky afat është shkurtuar 16 ditë”, tha Berisha.