Berisha: Rama është shndërruar në vasal të projekteve të Beogradit, peng-Basha hesht

Nga Kuçova ku po mban Foltoren e radhës, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita ka kaluar nga disfata në disfatë në këto 8 vite.

Lajme

25/11/2021 20:43

Sipas tij, Rama është shndërruar në një vasal të Beogradit me nismën e Ballkanit të Hapur, ndërsa shtoi se Basha nuk ka folur një fjalë për këtë gjë se është peng.

Çfarë bëri opozita përballë gjithë kësaj qeverie? Ajo kaloi nga disfata në disfatë, e tërhequr nga qeveria. Këto 8 vite ishin vite të rënda për shqiptarët, sepse interesi i tyre kombëtar i nëpërkëmb dhe u dorëzua në Beograd, njëlloj si në vitet ’46 kur Hoxha punoi për ta shndërruar Shqipërinë në republikë të 7 të Jugosllavisë, ashtu edhe Edi Rama po përpiqet që ta shndërrojë vendin një vasale të Serbisë”, tha ai.

“Evropa krijoi nismën e Berlinit që vendet e Ballkanit të afrohen me BE-në. Por Rama si vasal u mor vetëm me projektet e Beogradit, duke nisur me ndryshimin e kufijve të Kosovës, kundër nismës së BE-së. U mor nisma e minishengenit në një aleancë të rrezikshme që u fryn ndasive në rajon. Ndërkohë që këto ndodhin peng-Basha nuk shqipton një fjalë, sepse është i marrë peng”, tha Berisha.