Berisha-Kurtit: Dita e Egjiptianëve është 24 qershori e jo sot

Deputeti Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka marrë sot pjesë në një organizim të Qeverisë së Kosovës për shënimin e Ditës së Komunitetit Egjiptian. Berisha ka marrë fjalën në këtë organizim dhe ka përmirësuar Kurtin, duke i thënë se Dita e Komunitetit Egjiptian është me 24 qershor dhe jo sot. Sipas deputetit Berisha, kjo është…

Lajme

20/06/2025 17:47

Deputeti Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, ka marrë sot pjesë në një organizim të Qeverisë së Kosovës për shënimin e Ditës së Komunitetit Egjiptian.

Berisha ka marrë fjalën në këtë organizim dhe ka përmirësuar Kurtin, duke i thënë se Dita e Komunitetit Egjiptian është me 24 qershor dhe jo sot.

Sipas deputetit Berisha, kjo është njejtë sikur të festohet 28 nëntori me datën 24 nëntor.

Ai gjithashtu ka kritikuar Kurtin për mungesën e emblemës së Komunteit egjiptian dhe të njejtën ia ka dhuruar më pas kryeministrit në detyrë.