Berisha: Gjykata Kushtetuese si chat GPT, asnjëherë s’po e çon deri në fund

Lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha tha se po funksionon sikurse aplikacioni i inteligjencës artificiale, Chat GPT. “Ne po e jetojmë disa situate të çuditshme me mos konstituimin e kuvendit dhe me këtë çoroditje qe na ka ndodhë me një lloj përçarje, me etiketime…

Lajme

08/10/2025 21:47

Lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha tha se po funksionon sikurse aplikacioni i inteligjencës artificiale, Chat GPT.

“Ne po e jetojmë disa situate të çuditshme me mos konstituimin e kuvendit dhe me këtë çoroditje qe na ka ndodhë me një lloj përçarje, me etiketime dhe kundërshtime që nuk shpjegohen. Edhe Gjykata Kushtetuese po funksionojke si Chat GPT po të tregojke deri dikun po kurrë nuk po e jep përgjigjen se çka me bo më tutje”, tha Berisha për Klanin.

Berisha ndër tjerash shtoi se nga e gjithë situata politike e krijuar beson që përfundimisht Kosova do të shkojë në zgjedhje.