Berisha flet për përplasjen me Ballën (Video)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në lidhje me largimin nga Komisioni Hetimor për çështjen CEZ ku ishte thirrur si dëshmitar.

Lajme

23/11/2016 20:01

Në momentin kur Berisha do të betohej ka nisur dhe përplasja e ashpër me kreun e Komisionit, Taulant Balla.

Berisha i tha Ballës se ai është një shpifës i dënuar me vendim gjykate. Kjo gjë nuk u pranua nga Balla dhe aty nisi gjithçka dhe Berisha më pas u largua.

Duke folur për kamerat e televizioneve jashtë Komisionit, Berisha tha se “Rezultoi se personi që drejton mbledhjen e Komisionit Hetimor është në konflikt interesi”.

“Ajo që më bëri mua të largohesha nga mbledhja është se ai, në mënyrë të pafytyrë mashtroi opinionin publik shqiptar duke thënë se ishte i padënuar. Ai është dënuar me vendim gjykate të formës së prerë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri nxori për alibi konfliktin e interesit që ka me Ballën, pasi është dënuar për shpifje ndaj tij.

“Unë nuk e dija këtë nen të procedurës penale, por e zbuloi juristi Ristani. Prandaj erdha se po ta dija që kishte konflikt interesi edhe mund të mos vija. Për mua nuk ka problem, mjaftonte që ai ta pranonte se është i dënuar, por ai mashtroi opinionin publik. Është dënuar dhe nuk paguan as gjobën”, u shpreh Berisha./Albeu.com/


20161123-173130 by e-d21