Bëri operacion plastik të pasmet, nuk mundi të ulet për gjashtë muaj
Një modele në Instagram ka zbuluar se si ajo nuk ishte në gjendje të ulet për gjashtë muaj, pas një operacioni plastik në të pasme që i kushtoi 60,000 dollarë, transmeton lajmi.net.
Fun
Shilpa Sethi, 25 vjeç, nga New Delhi, ka mbi 1.2 milion ndjekës në faqen e saj në Instagram, ku poston fotografi të vetes.
Ajo nga paratë e fituara nga rrjetet sociale, kurseu 10,000 dollarë të kërkuara për të kryer procedurën në Miami.
“Unë gjithmonë kam admiruar një trup të lakuar dhe të sheshtë”, tha ajo.
Megjithatë, pas një operacioni të kryer tek një kirurg plastik, ajo pësoi lëndime dhe nuk mundi të ulej për gjashtë muaj rresht.
Pas tre procedurave kirurgjike më të shtrenjta dhe ‘agresive që kushtojnë një total prej $ 60,000 tani është në gjendje të qëndrojë ulur. /Lajmi.net/
