Benzema – Vinicius, dyshja që po shkëlqen këtë edicion

Dy sulmuesit e gjigantit spanjoll po lënë përshtypje me paraqitjet e tyre fantastike.

Sport

09/11/2021 22:26

Karim Benzema dhe Vinicius Junior janë duke shkëlqyer këtë edicion me gola dhe asistime në pothuajse çdo ndeshje, shkruan lajmi.net.

Falë formës së mirë të dy sulmuesve, Real Madridi prin në Ligën e Kampionëve, ndërsa në La Liga ndodhet në vendin e dytë.

Benzema në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat ka realizuar 14 gola e tetë asistime.

Në anën tjetër Vinicius ka nëntë gola e shtatë asistime në 16 ndeshje.

Në përgjithësi, dyshja e sulmit të Madrilenëve kanë kontribuar me gol ose asistim në 78% të golave të realizuara nga ekipi këtë edicion.

Ai që ka befasuar më shumë është Vinicius i cili këtë sezon po tregohet shumë më efikas dhe ka bindur drejtuesit e “Los Blancos” që po përgatitet ti ofrojnë një marrëveshje të re me pagë shumë më të lartë. /Lajmi.net/