Benzema tregon 2 lojtarët më të rrezikshëm te Barcelona

Karim Benzema ka folur për ndeshjen me Barcelonën në një intervistë të fundit.

Sport

08/04/2021 12:27

Francezi ka thënë se Barcelona gjithmonë do mundohet të ketë posedimin e topit, “Ata gjithmonë do të luftojnë për të pasur posedimin. Ata kanë një portier të shkëlqyeshëm dhe gjithashtu kanë Messin, lojtarin që duhet të bëjë gjithçka për Barcelonën. Ne do të duhet të përqendrohemi tek ai sepse ai do të jetë kërcënimi i tyre më i madh,” ka thënë Karim Benzema. në një intervistë me La Liga.

“Do të jetë aq e vështirë sa çdo Klasike tjetër. Ata janë një ekip që kënaqet me topin, njësoj si ne. Ndeshja do të luhet më së shumti në mesfushë dhe ne do të duhet të hymë në ndeshje duke menduar se është një ndeshje titulli, sepse ne nuk kemi mundësi të humbasim më shumë pikë “, është shprehur ai, përcjell lajmi.net.

Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë kundër njëra tjetrës të shtunën me fillim nga ora 21:00.

Messi është golashënuesi më i mirë i kampionatit këtë sezon deri më tani me 23 gola në 27 ndeshje, kështu që nuk është çudi që Benzema e ka zgjedhur atë si kërcënimin më të madh.

Marc-Andre ter Stegen, nga ana e tij, ka mbajtur 10 porta të pastërta në 23 paraqitje të kampionatit këtë sezon.

Katalanasit do të jenë pa Gerard Pique gjatë fundjavës pasi 34-vjeçari është ‘praktikisht i përjashtuar’ për Clasico për shkak të një dëmtimi në gju ndërsa bardhezinjtë do të jenë Sergio Ramos (lëndim) dhe Raphael Varane (COVID-19)./Lajmi.net/