Benzema shërohet nga COVID-19, pritet ngrohshëm nga Ancelotti në stërvitje

12:13 | 4 Gusht 2021

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është rikthyer në stërvitje.

Francezi që disa ditë ishte në karantinë, ngase doli negativ me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Por, Benzema është shëruar nga COVID-19 dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje.

Përmes një postimi në rrjetin social, “Twitter”, trajneri Carlo Ancelotti e ka pritur ngrohshëm duke i dhënë përqafime.

Ndërkohë, sulmuesi do nënshkruajë kontratë të re me Realin për se paku deri në vitin 2023./Lajmi.net/