Benzema një gol larg thyerjes së rekordit të Raul Gonzales në LK

Real Madrid do përballet me Liverpoolin në ndeshjen e dytë kthyese në Ligën e Kampionëve, por sulmuesi Karim Benzema do të ketë motiv shtesë.

Sport

14/04/2021 12:01

Kjo për arsye se francezi është vetëm një gol larg sulmuesit Raul Gonzalez në kuadër të Ligës së Kampionëve, që është golashënuesi i dytë në histori të klubit për gara evropiane, përcjellë lajmi.net.

Benema është në sezonin e 17-të dhe ka shënuar 70 gola, derisa Raul në Ligën e Kampionëve ka regjistruar 71 gola.

Francezi është vetëm pas Cristiano Ronaldos, me 105 gola në Ligën e Kampionëve si lojtar i Real Madridit (134 në total), Lionel Messi me 120 dhe vendin e tretë e zë Robert Lewandowski me 73 gola.

Thuhet shpesh se Benzema nuk shënon shumë gola brenda vitit, por statistikat tregojnë se golaverazhi i tij është më i mirë se Raul.

Ish sulmuesi i “Los Blancos” iu nevojiten 142 ndeshje në 12 mijë e 13 minuta për të shënuar 71 gola (një gol në 169.1 minutë). Francezi brenda 127 ndeshjeve realizoi 70 gola brenda 9 mijë minutave (një gol në 128 minutë)./Lajmi.net/