Benzema në Arsenal, vjen njoftimi nga Reali
Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema shumë vështirë se do të transferohet në Arsenal.

Sport
Real Madrid vazhdon të refuzojë ta shesë sulmuesin Karim Benzema në Arsenal, shkruan “Goal”.
“Gunners” janë të interesuar për transferimin e reprezentuesit francez. Mirëpo, “Los Blancos” nuk planifikojnë ta shesin atë, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Arsenali do të vazhdojë përpjekjet për blerjen e Benzemas duke ofruar mbi 50 milionë euro për të, dhe pagë prej 150 mijë funtesh në javë.
Mirëpo, shanset që Benzema të nënshkruajë në Emirates, janë gjithnjë e më të vogla.