Benzema dhe Rudiger në dyshime për ndeshjen ndaj Vallecanos

Karim Benzema dhe Antonio Rudiger janë në dyshime për ndeshjen ndaj Rayo Vallecano. Real Madridi luan në udhëtim te Vallecanos takimin e kësaj jave në La Liga. Sipas ‘AS’, ‘Mbretërit’ mund të jenë në këtë takim pa dyshen Benzema dhe Rudiger, përcjell lajmi.net. Qendërmbrojtësi gjerman vuan nga një mbingarkesë në ijë dhe nuk arriti të…

Sport

06/11/2022 09:26

Karim Benzema dhe Antonio Rudiger janë në dyshime për ndeshjen ndaj Rayo Vallecano.

Real Madridi luan në udhëtim te Vallecanos takimin e kësaj jave në La Liga.

Sipas ‘AS’, ‘Mbretërit’ mund të jenë në këtë takim pa dyshen Benzema dhe Rudiger, përcjell lajmi.net.

Qendërmbrojtësi gjerman vuan nga një mbingarkesë në ijë dhe nuk arriti të ushtrojë këtë të shtunë me grupin.

Sulmuesin francez bëri stërvitje vetëm në palestër dhe jo me pjesën tjetër të ekipit.

Mbetet të shihet nëse ‘Los Blancos’ udhëtojnë pa këtë dyshe në ndeshjen e nesërme, që fillon në orën 21:00./Lajmi.net/