Benzema dhe Messi dy futbollistët më konsistent të La Ligas në shekullin 21

Real Madridi arriti të regjistrojë fitore 2-1 mbrëmë ndaj Rayo Vallecanos në shtëpi, duke e marrë lidershipin në tabelë.

Sport

07/11/2021 11:11

Golat për madrilenët u realizuan nga Toni Kroos në minutën e 14-të dhe Karim Benzema në të 38-en, përpara se Falcao të shënonte golin e fundit të ndeshjes në minutën e 76-të në humbjen 2-1 të ekipit të tij.

Me golin e mbrëmshëm, Karim Benzema tani ka arritur 10 gola në La Liga për këtë sezon, duke e bërë në vetëm 11 ndeshje, teksa ka edhe shtatë asistime të tjera.

Në fakt, Karim Benzema tani ka arritur 10+ gola në 11 nga 13 sezonet e tij në La Liga (10 në 2021/22) – vetëm Lionel Messi (15) ka shënuar 10+ gola në më shumë sezone në kompeticon në shekullin e 21-të sesa francezi (11 – David Villa shënoi në 10).

Kjo është një statistikë impresive për francezin që ka dëshmuar konsistencën e tij në kampionatin spanjoll përgjatë gjithë këtyre viteve të shpenzuara tek Real Madridi që kur erdhi në klub në 2009.

Francezi është golashënuesi i katërt më i mirë në histori të Real Madridit duke realizuar 293 gola në total, 202 prej të cilave kanë ardhur në La Liga.

34-vjeçari është 15 gola larg për të tejkaluar legjendën Alfredo Di Stefano dhe për të dalë në pozitën e tretë si golashënuesi më i mirë i klubit madrilen. /Lajmi.net