Benzema barazon Ronaldon

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka barazuar legjendën braziliane, Ronaldon, sa i përket numrit të golave të shënuara me fanellën e Los Blancos në La Liga.

Sport

02/02/2015 14:39

Me dy golate shënuara në takimin e djeshëm kundër Real Sociedadit, Benzema ka barazuar kështu legjendën  braziliane, Ronaldon, sa i përket numrit të golave të shënuara me fanellën e Los Blancos në La Liga.

Sulmuesi francez ka arritur të shënojë 83 gola me fanellën e Realit në La Liga, nga gjithsej 177 ndeshje të luajtura.

Në anën tjetër, legjenda braziliane, Ronaldo ka arritur të shënojë 83 gola me fanellën e Realit në La Ligë, në plotë 127 takime të luajtura, pra 50 më pak se Benzema.