Benteke sjell huqjen e sezonit
Christian Benteke ka sjell një rast që pa dyshim se do të jetë kandidat për huqjen e sezonit në një ndeshje ndërkombëtare, kur e dërgoi topin mbi portë nga afërsia, edhe pse ishte i papenguar. Golgeteri i Aston Villas është duke kaluar një stinor delikat në Premierligë, por mori ftesën nga selektori Marc Wilmots për…
Sport
Christian Benteke ka sjell një rast që pa dyshim se do të jetë kandidat për huqjen e sezonit në një ndeshje ndërkombëtare, kur e dërgoi topin mbi portë nga afërsia, edhe pse ishte i papenguar.
Golgeteri i Aston Villas është duke kaluar një stinor delikat në Premierligë, por mori ftesën nga selektori Marc Wilmots për ndeshjen miqësore kundër Bregut të Fildishtë.
Mirëpo, Benteke mbeti i turpëruar kur humbi një rast ideal ku pas një shërbimi nga krahu i djathtë dhe portierin që kishte dalë nga porta, ai qëlloi mbi të.
Kevin Mirallas nga Everton pasoi për të, por Benteke dështoi që thjesht ta dërgonte topin në portën e zbraztë. I gjori Benteke, me siguri se do të kërkojë ngushëllimin me Aston Villan.