Bënte seks dhjetë herë në ditë, ja çfarë ndodhi me patokun e gjorë

Patoku Dave është operuar për të hequr organin e tij pasi kishte shumë seks dhe mori një gangrenë që mund t’i kushtonte jetën.

Fun

14/01/2022 10:38

Sipas pronarit të tij Josh Watson, Dave kishte marrëdhënie me rosat Dora, Edit dhe Fred pesë deri në dhjetë herë në ditë, transmeton lajmi.net.

Për shkak se ishin mërzitur me kaq shumë kërkesa, rosat shpesh përpiqeshin ta goditnin me sqep Dave në organin e ti.

Organi i tij u infektua aq shumë sa ndaloi të reagojë ndaj antibiotikëve dhe çoi në shfaqjen e sepsës që do ta vriste.

“Një pjesë e organit të tij vdiq, gjë që ishte tejet e frikshme”, tha Watson.

Kështu që veterineri vendosi ta kastrojë. Dave mund të urinojë normalisht, pasi organi i patokut është vetëm për çiftëzim. Ndërsa të gjithë menduan se ai do të kishte të vështirë heqjen e organit, Dave ende ka dëshirë të fortë për marrëdhënie intime. /Lajmi.net/