Benitez – Real Madrid, problem me Ramosin

Sergio Ramos ka krijuar problemin e parë për trajnerin e ri të Real Madridit, Rafael Benitez.

Sport

13/06/2015 14:10

Trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez ballafaqohet me problemin e parë prej kur mori detyrën në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi Sergio Ramos nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Përfaqësuesit e tij janë tërhequr nga negociatat me klubin duke mos qenë të pajtimit që ta vazhdojnë qëndrimin e Ramosit në klub, me kushtet e ofruara në kontratën e re, ka bërë të ditur “Fichajes”.

Mbrojtësi spanjoll ka kontratë deri në vitin 2017 dhe Benitez duhet të gjejë një zgjidhje.