Benitez e refuzoi dy herë Real Madridin
Agjenti i Rafael Benitez ka zbuluar se klienti i tij e ka refuzuar dy herë skuadrën mbretërore të Real Madridit.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201409/full/94580200_94588400.jpg)
Sport
Agjenti Manuel Garcia Quilon, ka zbuluar se Benitez ka refuzuar dy herë Real Madridin, gjatë kohës sa ai ishte trajner i Liverpoolit.
“Benitezit i është dhënë mundësia dy vite radhazi për të qenë trajner i Liverpoolit”.
“Ne kemi pranuar një propozim mjaft të mirë nga Los Blancos pesë dhe gjashtë vite më parë”.
“Në mënyrë që të bind Benitezin, Florentino Perez shkoi në Angli personalisht, me një jaht privat dhe shumë luksoz”.
“Ai tentoi, por pa sukses, pasi ishte e vështirë të bindej gruaja e Benitezit e cila ishte kundër këtij transferimi”, tha agjenti për calcionapoli24.