Bënin foto në fillim të çdo stine, e fundit do ju lëndojë zemrën

20:14 | 20 Mars 2014

3

Eshtë një gjë shumë e mirë që një marrëdhënie dashurie ta mbani mirë deri në fundin e jetës suaj, por është edhe më mirë nëse keni shumë fotografi të kësaj dashurie, fotografi të cilat do ju ndihmojnë për të kujtuar momentet e mira.

Një çift i të moshuarve kanë vendosur që në fillim të çdo stine të bëjnë nga një fotografi përballë shtëpisë së tyre. Në këto fotografi nuk ndryshojnë shumë gjëra, veqse kopshti i tyre, i cili shkonte në varësi me stinët.

Në fotografitë në fjalë shihet një dashuri e madhe ndërmjet këtyre dy të moshuarve, por pavarësisht kësaj, si duket asgjë nuk zgjatë përgjithmonë.

Fotografitë janë bërë nga gazetari Ken Griffiths nga viti 1973 e tutje. Sidoqoftë, gjëja më prekëse këtu është se në fotografinë e fundit i moshuari shihet i vetmuar pa gruan e tij e cila ka ndërruar jetë.