“Ben White është më i mirë se Varane”

Djali i ish legjendës së Arsenal Ian Wright, Shaun Wright-Phillips ka pohuar se ka guxim të thotë se Ben White është një nënshkrim më i mirë se Raphael Varane pasi ish-ylli i Man City ishte i emocionuar me ardhjen e tij tek skuadra e Arsenalit për 50 milionë funte.

Sport

13/08/2021 10:27

White, 23 vjeç, nënshkroi me ekipin londinez javë më parë me “Gunners”, pasi kishte lënë përshtypje të mira tek ekipi londinez sa ishte në Brighton sezonin e kaluar dhe nën Marcelo Bielsan në Leeds në 2019-20.

Wright-Phillips mendon se Arsenal ka bërë transferim më të mirë se sa që ka bërë Man Utd për Varanen pasi sipas tij atë e vecon “mentaliteti i shkollës së vjetër” të White.

“Një gjë kam menduar se është duke i munguar Arsenalit ishte një mbrojtës si ai,” tha Wright-Phillips për talkSPORT. “Ai ka një mentalitet të shkollës së vjetër, por ai gjithashtu mund të luajë futboll.”

I pyetur nëse White do të bëjë më mirë në Arsenal sesa Varane në United, ai shtoi: ‘Po unë personalisht po. E di që është një deklaratë e madhe, por ai është mësuar me Premier League dhe është mësuar të mbrohet shumë për Brighton, javë pas jave.

“Varane ka ardhur në një ligë krejt të re dhe ai do të ketë presion të jashtëzakonshëm”.

I pyetur se cilin nga dy mbrojtësit do të nënshkruante, nëse do të kishte zgjedhjen, Wright-Phillips pohoi: “Në këtë moment, patjetër që do të thosha Ben White.” /Lajmi.net