Belushi përsëri në film
Pranverën e ardhshme do të xhirohet një film biografik për John Belushin, komikun legjendar dhe yllin e filmit Blues Brothers. Producent ekzekutiv është Dan Aykroyd, njëri ndër miqtë më të mirë të Belushit.

ShowBiz
Pranverën e ardhshme do të xhirohet një film biografik për John Belushin, komikun legjendar dhe yllin e filmit Blues Brothers.
Rolin kryesor do ta ketë Emile Hirsch, 28 vjeçar, që është i njohur për rolet në filmat Milk, Into the Wild, Speed Racer, The Girl Next Door dhe Killer Joe.
Skenari dhe regjia i janë besuar Steve Conrad, projekti do të jetë i pavarur dhe do të xhirohet në New York.
Conrad do të bazohet në biografinë Belushi: A Biography, shkruar nga e veja e John Bellushit – Judith, në bashkëpunim me Tanner Colby, botuar në vitin 2005.
Producent ekzekutiv është Dan Aykroyd, njëri ndër miqtë më të mirë të Belushit dhe partneri i tij në Blues Brothers.
John Belushi u bë i famshëm si pjesëtar i ekipit fillestar të show programit Saturday Night Live, por statusin e kult aktorit e arriti me komedinë Blues Brothers, në vitin 1980.
Vdiq në vitin 1982, në moshën 33 vjeçare.
A.M.
The Blues Brothers – Everybody Needs Somebody To Love