Bellew godet Fury dhe Wilder: Nuk kanë guxim të përballen me Joshuan

Ish Boksieri britanik, Tony Bellew, ka ‘goditur’ Tyson Fury dhe Deontay Wilder me komentet e tij të fundit.

Sport

23/03/2019 21:33

Bellew ka thënë se dy boksierët nuk e kanë guximin e mjaftuar për tu përballur me kampionin e katërfishtë, Anthony Joshua.

Joshua kishte tentuar që të aranzhonte një meç me të dy boksierët për 13 prillin e këtij viti, por një gjë e tillë ishte e pamundur.

E arsye për këtë sipas Tony është mungesa e guximit nga Fury dhe kampioni i WBC.

“Është një gjë që ne kemi nevojë ta dimë menjëherë. Kush është numri një në kategorinë e peshave super të rënda?” ka thënë Bellew për ‘BBC’ transmeton lajmi.net.

“Nuk ka ndonjë boksier në histori që ka mbajtur 4 rripa dhe nuk është konsideruar si më i miri në botë. Kështu që është e qartë. Joshua është njeriu kryesorë, përkundër asaj që thonë disa” ka shtuar tutje britaniku.

“Kur je numri 1, ti ke epërsi në bisedimet për fitimet financiare. Mendoni se Fury apo Wilder do të jepnin mundësinë 50/50 nëse kishin tre apo katër rripa? Nuk besoj se ata besojnë se mund të mposhtin Joshuan” ka thënë ndër të tjerash ai.

Joshua tani do të mbroj titullin e tij më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ të New York, përball Jarrell Miller. /Lajmi.net/