Belgjika do të gjobisë me 270 mijë dollarë në ditë Facebook-un nëse ‘spiunon’ përdoruesit

Një gjykatë belge lëshoi një ultimatum Facebook-ut të hënën për të ndaluar ndjekjen e përdoruesve të cilët nuk kanë hyrë në rrjetin social brenda 48 orëve, ose do të paguajë një gjobë prej 270 mijë dollarësh në ditë nëse shkel urdhrin.

Fun

10/11/2015 17:47

Gjykata tha se kompania përdor një mjet që hyn në pajisjen e përdoruesit kur ata vizitojnë faqen e Facebook-ut, madje edhe kur kanë dalë nga llogaria e tyre. Ky mjet i lejon rrjetit social të kontrollojë përdoruesin kur përdoruesi është në Facebook ose kur viziton linçet e rekomanduara nga ky rrjet social.

Gjykata vuri në dukje se Facebook është në ndjekje të përdoruesve pa pëlqimin e tyre.

Por një zëdhënës i kompanisë në një deklaratë tha se “ mjeti ‘cookie’ i përdorur ishte i sigurt.

“Ne e kemi përdorur këtë mjet për më shumë se 5 vjet për të mbajtur Facebook-un të sigurt për 1.5 miliard përdorues të saj në botë. Ne do ta apelojmë vendimin e gjykatës belge dhe po punojmë për minimizimin e ndonjë përçarje të mundshme në qasjen e popullit belg në Facebook”.