Belgët akuzojnë Real Madridin: E bën me qëllim testin pozitiv të Hazard

Real Madrid njoftoi dje se ka dy raste pozitive me koronavirus, përkatësisht Eden Hazard dhe Casimiro, të cilët u dërguan menjëherë në izolim.

Sport

08/11/2020 18:30

Sidoqoftë, ka dyshime nga Belgjika në lidhje me rezultatet e testeve Covid-19 në klubin “mbretëror”.

Grumbullimet për ekipet kombëtare fillojnë nesër sepse luhen finalet e Ligës së Kombeve, dhe ka një dyshim nga Belgjika se testet nuk janë të sakta, dmth rezultatet u “vendosën” nga Real Madrid sepse nuk dëshiron ta lëshojë Hazardin të shkojë.

Hazard kohët e fundit u kthye në fushë pas dëmtimit, kështu që me siguri Reali nuk dëshironte të rrezikonte që ai të lëndohej përsëri, kështu që belgët i kërkuan dokumentacionin e plotë për të zbuluar nëse lojtari i tyre i kombëtares është vërtet pozitiv për koronavirus. /Lajmi.net/