Bekë Berisha kërkon shkarkimin e të gjithëve që kanë punuar te rasti i Arlinda Zekajt: Fillimisht shkarkime pastaj debat
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha ka folur para mediave, para se të nis seanca e jashtëzakonshme që ka ardhur pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj. Ai ka kërkuar shkarkime para se të ketë debat. “E para jemi të tmerruar, shqetësuar për këtë rast. E dyta mendoj se është dashur të ketë veprime…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Bekë Berisha ka folur para mediave, para se të nis seanca e jashtëzakonshme që ka ardhur pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj.
Ai ka kërkuar shkarkime para se të ketë debat.
“E para jemi të tmerruar, shqetësuar për këtë rast. E dyta mendoj se është dashur të ketë veprime institucionale men jëherë, shkarkime të krejt zingjirit se kush ka pas punë me këtë rast, edhe të koordinatores shtetërore. Pastaj mund të bëjmë debat dhe të votojmë rezoluta. Kjo situatë kërkon ashtu siç e ka shkruar vetë ajo me fjalë të veta “mos të vije dita me dhënë llogari pasi që mos të jem unë”. Sot është ardhur ajo ditë, duhej menjëherë të ketë shkarkime, përgjegjësi prej ministrit, drejtorit të Policisë, atyre të hetimeve në Pejë dhe gjithkund tjetër. Pastaj mund të bëjmë rezoluta, kërkesa e të tjera. Shkarkimet fillimisht duhet të ndodhin”, ka thënë Berisha. /Lajmi.net/