Termokosi njofton se është rikthyer furnizimi me ngrohje

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ngrohje. Rikthimi i furnizimit është mundësuar pas kthimit në operim të njësisë B2 të TC Kosova B si dhe krijimit të parakushteve për marrjen e sasive të avullit nga kjo njësi. “Që nga orët e para të ditës së sotme, ekipet e NP “Termokos” të…

Lajme

26/10/2026 16:53

Ndërmarrja Publike “Termokos” ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me ngrohje. Rikthimi i furnizimit është mundësuar pas kthimit në operim të njësisë B2 të TC Kosova B si dhe krijimit të parakushteve për marrjen e sasive të avullit nga kjo njësi.

“Që nga orët e para të ditës së sotme, ekipet e NP “Termokos” të mobilizuara me të gjitha kapacitetet operative dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, kanë punuar për rikthimin gradual të furnizimit me ngrohje. Aktualisht, furnizimi me ngrohje është stabilizuar për pjesën më të madhe të konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

Në njoftim tutje thuhet se ekipet po vazhdojnë punën në terren për të siguruar furnizimin edhe në pikat m të largëta të rrjetit, pasi qarkullimi i ngrohjes atje kërkon më shumë kohë.

Para tri ditësh Termokosi e ndali furnizimin me ngrohje për shkak të ndaljes së kontrolluar të njësisë B2 të Termocentalit Kosova B, pasi rrjedhimisht pamundësohet furnizimi me avull për prodhimin e energjisë ngrohëse.

Gjatë kësaj kohe, furnizim me ngrohje pati vetëm për klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).