Behrami tronditë shqiptarët: Nuk jam mysliman

Valon Behrami e ka pranuar se është ateist

Sport

17/11/2015 16:25

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami ka thënë se pavarësisht se vjen nga një familje myslimane, ai e ka lënë fenë dhe së është një ateist.

“Unë vij nga një familje myslimane. Personalisht unë e kam lënë fenë, unë jam një ateist, por ajo që ndodhi në Paris është shqetësuese. Terroristet me këto sulme kanë kërkuar që t’i ndajnë njerëzit”, tha Behrami gjatë një interviste për Tribuna de Geneve.

Ai po ashtu foli edhe për grupet klanore në kombëtaren e Zvicrës, ku ishte akuzuar se po përçanë ekipin zviceran.

“Nuk ka asnjë klan të organizuar, atmosfera është e mirë. Është e thjeshtë, edhe ekipi është si jeta e përditshme, ndonjëherë mund të kaloni pesë orë duke biseduar me një person, kurse me një tjetër vetëm pesë minuta”, tha në fund Behrami. /Express