Behrami sugjeron votimin e amendamenteve për Bashkim Kombëtar dhe Dhomat e Specializuara
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë thirrje që përveç amendamentit për zgjedhjen e presidentit nga populli, të votohet edhe për disa amendamente të tjera që lidhen me Bashkimin Kombëtar dhe me Dhomat e Specializuara të Kosovës. Behrami ka komentuar këtë çështje përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sugjeruar se ky është momenti i…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë thirrje që përveç amendamentit për zgjedhjen e presidentit nga populli, të votohet edhe për disa amendamente të tjera që lidhen me Bashkimin Kombëtar dhe me Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Behrami ka komentuar këtë çështje përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sugjeruar se ky është momenti i duhur për të përfshirë edhe këto tema në procesin e votimit, raporton lajmi.net
“Është mire me këtë harxh me votu edhe disa amendamente për Bashkim Kombëtar dhe për Dhomat e Specializuara të Kosovës”, tha ai./Lajmi.net/