Behrami: Qytetarët s’duhet t’i besojnë rrenës së Kurtit, e përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konferencës së kryeminsitri Albin Kurti, të cilin e akuzoi për viktimizim dhe rrena. Sipas tij, Kurti nuk do stabilitet politik, por vetëm kaos. “Shpresoj që qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i besojnë rrenës së njëjtë, tashmë për herë të katërt. Ky njeri përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit…

Lajme

06/10/2026 16:16

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar pas konferencës së kryeminsitri Albin Kurti, të cilin e akuzoi për viktimizim dhe rrena.

Sipas tij, Kurti nuk do stabilitet politik, por vetëm kaos.

“Shpresoj që qytetarët e Kosovës nuk duhet t’i besojnë rrenës së njëjtë, tashmë për herë të katërt.

Ky njeri përfaqëson doktrinën serbe të viktimizimit dhe fajësimit të të tjerëve.

E kam thënë që në vitin 2024. Për aq sa Trump është në Shtëpinë e Bardhë, Albin Kurti do vetëm kaos dhe jo stabilitet politik.”