Behrami: Nëse i shënoj gol Shqipërisë….

Valon Behrami sfidon Shqipërinë përpara sfidës së 11 qershorit në Evropian.

Sport

04/06/2016 12:12

Në një intervistë për “The Guardian”, 31-vjeçari premton se do të festojë në rast se i shënon Shqipërisë dhe shpjegon se nuk ka ndërmend të largohet nga kombëtarja e Zvicrës për të shkuar tek Kosova.

“Unë jam shumë i lumtur që do të përfaqësoj Zvicrën dhe ngjyrat e këtij flamuri në Europian. Do të luftoj për këtë vend, i cili i ka dhënë gjithçka familjes time. Shpresoj të bëjmë një Europian sa më të mirë dhe të shkojmë larg”, tha 31-vjeçari, përcjell “Albeu.com”.

Festë ndaj Shqipërisë- Behrami është i bindur për festë ndaj Shqipërisë. Madje, ai thotë se do të festojë në rast se i shënon portierit Etrit Berisha.

“Festimi i një goli është pjesë e ndeshjes. Nëse do t’i shënoja Shqipërisë sigurisht që do të festoja. Për këtë nuk ka dyshime, sepse unë sa herë shënoj dua të festoj. Unë e dua shumë futbollin dhe kjo lojë është kënaqësi.

Për momentin, mesfushori me origjinë nga Mitrovica ka thënë se nuk ka ndërmend të ndryshojë kombëtare.

“Unë e kam vendosur që do të luaj vetëm për një ekip kombëtar gjatë gjithë karrierës time”, tha Behrami duke dhënë një mesazh të qartë për Kosovën.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.