Behrami – Kurtit: Shkuarja në Kuvend t’i zëvendësohet me paraqitje në Polici e Prokurori

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilin e akuzon për lidhje me krim të organizuar dhe keqpërdorime në pushtet. Në një deklaratë publike, Behrami ka shkruar se Kurti shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend t’i zëvendësohet me paraqitje në Polici dhe në Prokurori. “Ndoshta është…

Lajme

05/07/2025 15:40

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilin e akuzon për lidhje me krim të organizuar dhe keqpërdorime në pushtet.

Në një deklaratë publike, Behrami ka shkruar se Kurti shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend t’i zëvendësohet me paraqitje në Polici dhe në Prokurori.

“Ndoshta është mirë që për deputetin Kurti kjo shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend t’i zëvendësohet me paraqitje në Polici dhe në Prokurori. Sa hajnia, sa krimi i organizuar, sa aktakuza, sa tenderë njëburimor, sa punësime të paligjshme?!”

Behrami gjithashtu e ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të detyrës zyrtare, shkelje të ligjit në prokurim publik dhe nepotizëm në punësime.

Reagimi i tij është bërë publik në një ditë të tensionuar për institucionet, pasi Kuvendi i Kosovës u evakuua më herët gjatë ditës për shkak të një alarmi të rremë për bombë. Seanca e ndërprerë pritet të rifillojë sonte nga ora 20:00./Lajmi.net/