Behrami i reagon Kryeziut: Shkëlzen Gashi është goja e Kurtit kur ky hesht

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami i reagoi deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, e cila, reagimet e deputetëve lidhur me pasaktësitë e evidentuara në ekspozitën për masakrat në Kosovë, me autor ojq-në Admovere të udhëhequr nga Shkëlzen Gashi i konsideroi si të qëllimshme për ta goditur qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti. “U bë e gjallë Dejona.…

Lajme

29/03/2026 15:06

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami i reagoi deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu, e cila, reagimet e deputetëve lidhur me pasaktësitë e evidentuara në ekspozitën për masakrat në Kosovë, me autor ojq-në Admovere të udhëhequr nga Shkëlzen Gashi i konsideroi si të qëllimshme për ta goditur qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti.

“U bë e gjallë Dejona. Asnjë reagim për ekspozitën e narracionit serb në sheshin e Prishtinës! Asnjë keqardhje, asnjë distancim!”, shkroi Behrami në një postim në Facebook.

“Do të thotë, VV-ja edhe më tutje beson që në Dubravë të burgosurit shqiptarë paskan qenë të armatosur!”, shtoi ai.

Behrami tha se “Shkëlzen Gashi është goja e Kurtit kur ky nuk flet”.