Behrami: Albin Kurti do ta çojë vendin në zgjedhje, për aq kohë sa është Donald Trump në pushtet

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thën, se Albin Kurti do e dërgojë Kosovën sërish në zgjedhje. Ai tha se kjo edhe për shkak të Donald Trump si president i SHBA-ve, Kurti nuk e do një Qeveri stabile. “Në atë moment që Albulena Haxhiu është bërë U.D presidente, Kurti i ka suspendu marrëveshjet…

Lajme

29/04/2026 21:55

Artan Behrami nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thën, se Albin Kurti do e dërgojë Kosovën sërish në zgjedhje.

Ai tha se kjo edhe për shkak të Donald Trump si president i SHBA-ve, Kurti nuk e do një Qeveri stabile.

“Në atë moment që Albulena Haxhiu është bërë U.D presidente, Kurti i ka suspendu marrëveshjet politike për President, çka i duhet Albin Kurti President tjetër, pse me zgjedh ai president të PDK e LDK, ku e ka Albulenen”.

“Albin Kurti do të na dërgojë sërish në zgjedhje, edhe vjeshtë e dimër, edhe pranverë, për aq së është Trumpi atje dhe ky Bashkim Evropian”, ka thënë Behrami në T7.