Behgjet Pacolli mohon spekulimet pas takimit me Edi Ramën: Vizitë kortezie, jo ndërhyrje politike

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka reaguar pas raportimeve mediatike mbi takimin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në zyrat e Kryeministrisë. Ai e ka cilësuar si “të padrejtë dhe të shtrembëruar” artikullin e publikuar nga gazeta Kapitali, duke mohuar çdo insinuatë për ndërhyrje apo presion ndaj qeverisë shqiptare, transmeton lajmi.net Pacolli ka…

Lajme

28/08/2025 18:25

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka reaguar pas raportimeve mediatike mbi takimin e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në zyrat e Kryeministrisë.

Ai e ka cilësuar si “të padrejtë dhe të shtrembëruar” artikullin e publikuar nga gazeta Kapitali, duke mohuar çdo insinuatë për ndërhyrje apo presion ndaj qeverisë shqiptare, transmeton lajmi.net

Pacolli ka sqaruar se bashkë me drejtorin e kompanisë Mabco, e cila është koncesionare shumicë e Aeroportit të Vlorës, kanë zhvilluar një takim kortezie ku kanë informuar shkurtimisht për ecurinë e punimeve në aeroport. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë diskutim për përfshirje të qeverisë apo presione të karakterit politik apo ekonomik.

“Duke qenë se aeroporti tashmë po hyn në një fazë të re zhvillimi profesional, Mabco ka nisur procesin e riorganizimit të brendshëm, që lidhet vetëm me menaxhimin normal,” ka theksuar Pacolli, duke e mbyllur reagimin me qëndrimin se çdo raportim ndryshe është spekulativ dhe i pabazë./lajmi.net/